Ministri Jeton Shaqiri demanton shkrimin e rrejshëm të Mickovskit në lidhje me Arbëria Design


Deklara e ministrit te Arsimit dhe Shkences Jeton Shaqiri:

Demant

Si ministër i Arsimit dhe Shkencës, e demantoj dhe dënoj ashpër shkrimin dhe deklaratën publike të Hristijan Mickoskit për shtypjen e teksteve shkollore dhe lidhjen e një kompanie të quajtur Arbëria me këtë proces.

Ju informoj se në vitin 2022 dhe 2023, në dy vite radhazi dhe dy prokurime të veçanta të shërbimeve të printimit të teksteve shkollore, nuk është kjo kompani që merr tenderët e printimit, por një kompani tjetër konkurente.

Ju njoftoj gjithashtu se tekstet janë dorëzuar në kohë, pra mbi 90% e teksteve të nevojshme kanë qenë në shkolla që nga 1 shtatori. Pjesa tjetër u përfundua gjatë këtyre ditëve.

Reaksioni i Hristijan Mickoskit, jo vetëm që është i pavend sepse është i pasaktë, por tregon edhe mosnjohje të problemit dhe fakteve notore që shpallen publikisht dhe janë të disponueshme për mbarë opinionin përmes sistemit elektronik të prokurimit. Ky reagim është i çuditshëm sidomos për një person me profil në fushën e arsimit, babai i të cilit është gjithashtu nga kjo fushë (nga i njëjta katedër dhe asistenti i të cilit ishte në UKIM, çfarë rastësie!).
Ju kujtoj se për dallim nga tani, në kohën e DPMNE-së, kontratat për dorëzimin e teksteve janë nënshkruar në nëntor dhe dhjetor dhe kishin të bëjnë me të njëjtin vit shkollor (aktual).

Domethënë, tekstet jo vetëm që vononin, por vononin për një gjysmëvjetor të tërë e më shumë. Por, dihet se cilat kompani kanë përfituar dhe si janë bërë kontratat në 4 sy, gjë që publiku i mban mend ende. Më lejoni t’ju kujtoj se në kohën e DPMNE-së janë shpenzuar dhjetëra miliona euro (nga disa institucione, jo vetëm nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës) për PËRKTHIM DHE SHTYPJE të 1000 titujve të literaturës profesionale – ato libra nuk janë askund. Apo më saktë, kanë vite që mbledhin pluhur nëpër bodrumet e institucioneve publike, sepse nuk i lexonte askush për shkak të cilësisë së dobët, por që janë stërpaguar.
Nëse reagimi i Mickoskit është në drejtim të mbrojtjes së atyre kompanive, theksoj se me këtë nuk po u bën asnjë favor, sepse ligji është i njëjtë për të gjithë në vitin 2023, për dallim nga koha kur ai ishte në detyrë.
Së fundi, meqë reagimi është jashtë kuvendit, jam duke e shqyrtuar mundësinë e ngritjes së kallëzimit penal për shpifje ndaj personit Hristijan Mickoski, në mënyrë që ai të duhet të “dëshmojë” të pavërtetat e paraqitura në gjykatë.

Baby Boo