Tenisti i renditur në vendin e 123 e bën horë Gjokoviqin


Tenisti 20-vjeçar Luca Nardi e ka tronditur Novak Gjokoviqin duke e eliminuar nga Mastersi i Indian Wells.

Nardi, i cili është renditur në vendin e 123-të në botë triumfoi ndaj Gjokoviqit në raundin e tretë me shifrat 6-5, 3-6 dhe 6-3.

“Përpara kësaj nate askush nuk më njihte”, tha Nardi në një intervistë pas fitores së tij.

“Shpresoj që turma të ketë shijuar lojën; Jam shumë i lumtur me këtë”.

Italiani i dha fund serisë prej 11 ndeshjesh të fitoreve të veteranit serb.

Baby Boo