VMRO paralajmëron protesta në mbarë vendin (VIDEO)


VMRO-DPMNE paralajmëron protesta në mbarë vendin nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski sqaroi se ekipet e përbëra nga komiteti ekzekutiv i partisë, deputetë dhe kryesia do të jenë të pranishme pothuajse në çdo vendbanim dhe do të ketë mobilizim të përgjithshëm të qytetarëve.

DIMÇE ARSOVSKI, VMRo
Do të ketë një mobilizim të përgjithshëm të popullit kundër qeverisë,ie cila tashmë është qartazi në anën e tonë. VMRO është populli. Protestat do të vazhdojnë deri në qëllimin përfundimtar që është rënia e kësaj qeverie kriminale. Nëse vazhdojnë të shpërfillin nevojën për zgjedhje të kërkuara nga VMRO-DPMNE, opozita dhe qytetarët, ne do të detyrohemi të qasemi ashtu siç kemi paralajmëruar dhe siç kemi thënë një bllokadë të plotë të institucioneve, rrugëve, mbarë vendit, që më në fund të arrihen synimet.

Partia në pushtet LSDM tha se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duhet të heqë dorë nga bllokadat dhe pengesat, sepse çështja e zgjedhjeve është mbyllur dhe ato do të mbahen në vitin 2024.

MARTIN KOSTOVSKI, DEPUTET I LSDM-SË
“VMRO-DPMNE tani duhet të tregojë konstruktivitet, të fillojë të punojë për interesat e qytetarëve, në vend të ambicieve personale të Mickoskit. Qytetarët në këtë periudhë të ndjeshme me të drejtë presin nga të gjitha subjektet politike përgjegjësi, punë dhe përkushtim në tejkalimin e pasojave të krizës globale”

VMRO ka kohë që kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare , ndërsa të shtunën mbajti një protestë para qeverisë. Ndërkaq, të dielën, kryeministri Dimitar Kovaçevski mblodhi partnerët e koalicionit, të cilët nënshkruan një dekleratë se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare para vitit 2024. /SHENJA/

Baby Boo