Tenderi për sigurim fizik të 40 objekteve shtetërore në vlerë 2.6 mil euro ka favorizuar kompani të caktuara


Një pjesë e kushteve në tenderin për sigurim fizik të 40 objekteve shtetërore në vlerë prej 2.6 mil euro ka favorizuar kompani të caktuar, shkruan kështu Telma.

Bëhet pyetja se si në tender kërkohet kompani që ka të punësuar 350 persona me legjitimacion zyrtarë nga Dhoma e sigurisë kur në tender qëndron se ju duhen 157 sigurim, e nga kjo sipas disa agjencioneve të sigurisë po bëhen shkelje dhe diskriminim për operatorët ekonomik.

Një pjesë e kompanive pyesin se pse kërkohet kompania të ketë në 3 vitet e fundit të paktën 2 kontrata për sigurim fizik me 70 persona.

Drejtori i drejtorisë për punë të përgjithshme në qeveri Pece Mircevski ka thënë se kushtet janë bërë si për sigurim të shkallës së parë dhe ka hedhur poshtë mënyrën e keqpërdorimit por që nga loja janë hedhur kompanitë e vogla ndërsa ai ka thënë se ato mund të grupohen dhe të konkurojnë bashkë.

Baby Boo