Shkup: ‘Firdeus’ nis ndërtimin e shtëpisë për dy motrat e verbëra


Fondacioni ‘Firdeus’ i humanistit Elvis Naçi ka nisur ndërtimin e shtëpisë për dy motrat e verbëra në Shkup.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Naçi, duke falemnderuar të gjithë që ndihmuan në këtë projekt.

“Se bashku bëmë edhe një mrekulli:
Filluam ndërtimin e shtëpise së dy motrave të verbëra dhe vellait të tyre Agimit në Shkup, Zoti i Gjithesise i shpërbleftë Bajram Imerin dhe Fatmir Eminin për ndihmën që po japin në bashkëpunim me Fondacionin Firdeus për këtë familje që është në kulmin e varfërisë, sëmundjeve dhe halleve. Falenderim i veçante dhe për motren dhe gazetaren Farije Bakiu e cila evidentoi rastin dhe është kujdesur vazhdimishte per këtë familje. Zoti na shperblefte dhe begatofte të gjithëve. Amin.” – ka shkruar në profilin e tij Naçi.

Baby Boo