Tema e shumicës së re është e mbyllur. Jemi të koncentruar për fitore në Tetovë


Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit edhe kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka deklaruar se koalicioni me Aleancën për Shqiptarët ka deklaruar se koalicioni me ASH-në nuk ka për qëllim krijimin e shumicës së re, por fitoren ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Bëhet fjalë për zgjedhje lokale dhe ne diskutojmë për kandidatë dhe për kualitetin e ofertës. Nuk vlerësoj se duhet të bëhet paralele me zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet parlamentare ishin shumë afër në vitin 2020 dhe votuesi tregoi shumë qart se kush duhet të udhëheq në nivel qendror. Këtu mendoj se është e qartë çështja dhe unë kam bindje të plotë se kjo përbërje do të kryej këtë mandat të plotë” ka deklaruar Kasami. Sa i përket lëvizjeve apo zgjerimeve të koalicioneve ai ka thënë se të njëjtat do të jenë në baza gjeostrategjike, respektivisht blloku që do të përkrah partia e tij duhet të ketë përcaktim të qartë euroatlantik.

Baby Boo