GOLD AG i kundërpërgjigjet xhevdes Pozharit!


Analisti politik Xhevdet Pozhari ka goditur ish-luftëtarin e UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili gjatë seancës së fundit ndaj tij në Hagë, u përlot teksa për burgimin e vëllait.

Pozhari përmes një postimi në Facebook tha se Haradinaj paska qajtë në Hagë, ndërsa në Kosovë, gjatë emisioneve i ka thyer tavolinat.

Pozhari e vazhdoi shkrimin e tij duke thënë ‘Mbahu burrë, kalon edhe kjo’.

“Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione. Mbahu, burrë! Kalon edhe kjo…”, shkroi Pozhari në Facebook.

Por Gold AG i është kundërpërgjigjur: “Çdo krijesë që ka shpirtë derdh lot o i paditur.Zoti nuk i ka kriju lotët veç për gra ose për të ligë, përkundrazi një sy që loton dije që zemra është e gjallë por ka dhimbje.Shyqyr kena pas trima si Nasimi në luftë se me pas prit prej juve që nuk qani hala zastavat nëpër Kosovë kishin patrullu.

LIRIA KA EMËR UÇK 🇦🇱“

Kujtojmë se në seancën e fundit ndaj tij, Nasim Haradinaj dëshmoi për torturat që iu bënë nga serbët, po ashtu foli edhe për burgimin e vëllait.

Baby Boo