Teksa po lufton me koronavirusin, SHBA goditet nga tornadot, ja sa të vdekur dhjetëra të plagosur


Në një kohë ku e gjithë vëmendja është në luftën kundër koronavirusit, Oklahoma jugore, Teksasi dhe Luiziana janë përballur me stuhi të forta dhe tornado.

Të mërkurën dhe të enjten herët në rajon u raportuan stuhi të forta, përmbytje dhe tornado.

Sipas autoriteteve 7 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga stuhitë. “5 persona vdiqën në Oklahoma dhe Teksas nga disa tornado të fuqishme. Në Luiziana u regjistruan dy viktima, njëri nga stuhitë e erës ndërsa tjetri nga përmbytjet”- thonë autoritetet.

Baby Boo