Kadriu: Prioritet i joni pacienti i kënaqur


Drejtori organizativ i Klinikës Universitare të Hematologjisë, Flutim Kadriu në një intervist ka rrëfyer eksperiencën e tij si drejtor organizativ në këtë klinikë.
Kadriu ka thënë se prioriteti i tyre kryesorë është që pacientët të jenë të kënaqur me shërbimet që ne i ofrojmë.
Për më shumë, më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë:

Prej ku jeni emëruar si drejrtor organizativ në Klinikën Universitare të Hematologjisë me cilat sfida u ballafaquat dhe në cilat segmente vendosët fokus?
Pacienti për mua është fokus kryesor dhe sfidë pune. Për të pë pasur pacienta të kënaqur dhe për të marrë shërbime sa më të shpejta , klinika punon me kapacitet të plotë edhe pse ballafaqohemi me pandemine e COVID -19.
Klinika universitare e hematologjisë punon në dy turne, në turnin e pare në dispozicion të pacientve janë 4 ambulanta, kurse në të dytin janë duke punuar 2 ambulanta. Labaratori I klinikës ofron shërbime deri në orën 19:00.
Në këtë mënyrë arritëm të vendosim rregull dhe më nuk ekzistojnë turma dhe pritje para klinikës.Ajo ishte dhe është fokusi dhe prioriteti im kryesor –Pacienti I kënaqur.

Si është struktura organizative e klinikës, a keni kuadër të mjaftueshëm dhe a mund të na tregoni më konkretisht për shërbimet që I ofroni ju si klinikë?
Klinika e hematologjisë është e strukturuar në tre pjesë organizative: administrata, pjesa medicinale dhe pjesa jomedicinale. Besoj në punë ekipore, Klinikën dhe koordinimin e gjithë aktiviteteve i udhehqim unë si drejtor organizativ dhe prof.Dr.Irina Panovska Stavrdis si drejtoreshë medicinale.

Bashkarisht dhe vazhdimisht përpiqemi që të përmisojmë kushtet në klinikë, investojmë në kuadrin nëpërmjet trajnimeve të ndryshme, sigurojmë paisje medicinale më moderne për të ofruar shërbime sa më cilësore, ajo është mjaft e rëndësishme si për pacientët ashtu edhe për të punsuarit.
Me kënqsi mund të them se është kënaqsi që punoj me kuadër cilësor dhe të kulifikuar. Këtë e vërtetojnë edhe numrat, mbrenda një viti realizojmë mbi 10 000 kontrolla specalistiko mjeksore, në klinikën tone mjekohen rreth 400 pacienta me smundje hematologjike malinje ,dhe bëhen rreth 30 transplante të palcës kockore nga donor familjar dhe 15 transplante nga donor jofamiljar.

Përmendët transplantimin e palcës kockore , prej kur realizohet e njejta në klinikën tuaj dhe sa janë të sukseshme këto transpante?
Neve si klinikë jemi antarë të shoqatës europiane për transplant të palcës kockore nga viti 2003 (ЕБМТ – European Bone MarrowTransplantation Association) me numër CIC 381.
Duke ndjekur trendet botërore dhe duke u furnizuar me paisje më moderne Klinika e Hematologjisë lirisht mund të themi se është lider në rajon sa u përket transplanteve.
Këtë e dëshmojnë edhe shumë raste, ku kemi pacienta nga vendet fqinje si KOSOVA,SHQIPËRIA të cilët për ndihmë drejtohen te neve.

Në 04 nëntor 2018 në repartin për transplantim të qelizave amë hematopoetike, në klinikën e Hematologjisë u realizua transplanti i pare nga donues jofamiljar ,në pacient 23 vjeçar me leukemi acute mieloide,ku donator ishte nga Polonia.
Në 19.Janar 2019 është realizuar edhe transplanti I pare nga donor jofamiljar te një fëmijë 13 vjeçar ku donator ishte gjerman. Është interesant fakti se Klinika e hematologjisë prej vitit 2000 deri më sot ka realizuar mbi 500 transplante.
Lirisht mund të them se fal menaxhimit të mire edhe nga ana e Drejtoreshës medicinal prof.DR.Irina Panovska Stavridis ,klinika jonë kalon në qendër rajonale hematologjike.

Si drejtor organizativ jeni përgjegjës në pjesën finansire të klinikës, si zhvillohen punët në atë pjesë dhe cilat janë qëllimet e juaja për të ardhmen?
Sa I përket pjesës finansiare mund të them se jemi një ndër klinikat e rralla në vend e cila vjetin e përfundon me bilans pozitiv dhe e cila nuk krijon borxhe të reja por mundohemi ti kthejmë edhe borxhet të krijuara prej më pare.
Qëllimi dhe synimi im kryesor është të realizojmë me sukses një projekt I cili është ndoshta një nga më të rëndësishmit në historinë e klinikës e kjo është ndërtimi dhe zgjerimi I klinikës edhe për një kat prej rreth 800 metre katror, duke ju falemenderuar SHBA-ve dhe Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni kemi siguruar grant prej 800,000 dollar për këtë qëllim.

Kemi përfunduar të gjithë dokumetacionin e nevojshëm, projektin dhe presim që së shpejti të fillojmë edhe me punë.
Kapaciteti I klinikës me ndërtimin e pjesës së re do të rritet për rreth 50 deri 60 pacienta më shumë nga vendi dhe 10-15 pacienta të huaj të cilët deri tash përshkak hapairës së kufizuar smundeshim ti pranojmë.
Ata janë pacienta me smundje malige hematologjike të cilët janë edhe grupi më I rre*zikuar.

Baby Boo