Tea: “Në Dubai harxhon më pak para se në Shqipëri”


Tea Trifoni është një nga ish-konkurrentet më të pëlqyera të “Përputhen”. Së fundmi, ajo njoftoi se do të ishte pjesë e një programi në Top Channel, “Goca dhe Gra” bashkë me Fatma Haxhialiun, Krista Merkoçin, dhe Olesia Leçon.

Emisioni ka startuar pikërisht dje, dhe që në puntatën e parë, Fatma Haxhialiu, një nga katër moderatoret e “ka ngacmuar” Tean për pushimet, meqë secila prej tyre po ndante eksperiencat e kësaj vere.
“Ti vajte me lekët e tua?”, e pyeti Fatma Tean, që e pohoi. “Gjatë një jave që qëndrova në Dubai kam harxhuar më pak, seç kam harxhuar gjatë një fundjave që qëndrova në jug”, tha ajo, duke shtuar se pushimet i kaloi me shoqërinë.

Baby Boo