TË ZBULOHEN “MONSTRAT” E VËRTETË! FAMILJARËT KËRKOJNË NGA ZAEV TË PUBLIKOJ SEKRETET


Menjëherë pas anulimit të seancës së rastit “Monstra”, familjarët e të vrarëve kërkuan fjalën nga trupi gjykues. Ndonëse rasti gjyqësorë i vrasjes së pesëfishtë tek Linqeni i Smilkovës që ka ndodhur më 12 prillit të vitit 2012, është i mbuluar me masa të veçanta të hetimit, familjarët folën për disa detaje, që sipas tyre janë të klasifikuara si informacione sekrete, por thonë se mund të zbulojnë “monstrat” e vërteta.

Babai i Aleksandar Naçevskit, njërit nga 5 të vrarët, tha se dëshmitë që Zoran Zaev iu tregoi prindërve para se të bëhej kryeministër, tani le t’i dorëzojë në gjykatë. Pas anulimit të seancës, Goran Naçevski para trupit gjykues tha se disa transkripta telefonike duhet të merren si prova materiale.

“Kur ishim tek Zaev, na premtoi që do t’i publikoj 5 sekrete shtetërore, përkatësisht transkriptat e thirrjeve telefonike të disa funksionarëve të BDI-së. Na tregoi transkriptin e bisedës ndërmjet nënkryetarit të BDI-së, Nevzad Bejta me të akuzuarin Fejzi Aziri”, tha Goran Naqevski, prind.

Nevzad Bejta, i pyetur përmes telefonit nga TV21 se emri i tij u përmend në seancën e sotshme  gjyqësore, nënkryetari i BDI-së Bejta tha se nuk ka koment për këtë çështje.

Vëllai i Fejzi Azirit, kërkoi që të publikohet nëse ekziston ndonjë bisedë e përgjuar ndërmjet të akuzuarit dhe Nevzad Bejtës, që supozohet se e posedon Zoran Zaev. Bedriu tha se nuk kanë njohuri se çfarë dëshmi të reja posedon PPS, sipas tyre nga mijëra përgjimet që ekzistojnë në organin e hetuesisë speciale për këtë rast.

“Nga ato përgjime shumë pak posedojmë, ose thuajse fare nuk posedojmë njohuri se çfarë biseda ka pasur. Por, sigurisht dihet që vëllai im ka qenë i afërt gjatë kohë me BDI-në dhe është normale që të ketë pasur komunikim. Por, se a ka lidhje me këtë rast, unë në këtë dyshoj se është e vërtetë sepse ai komentoi një ëndërr që paska parë vëllai im. Unë i kuptoj prindërit që janë të frustruar, mirëpo kjo fyerje nuk tolerohet që të komentohen bisedat e njerëzve privat”, tha Bedri Ajdari, Familjar i të akuzuarve.

Kërkesat e prindërve për gjykatësin e lëndës Ognen Stavrev ishin që edhe Kryeministri i tanishëm Zaev të thirret si dëshmitar që të jep deklaratën e njëjtë siç u ka thënë atyre se vetura Opel Omega, me të cilën janë bartur ekzekutorët ka qenë në pronësi të MPB-së, kurse prindërit thonë se kanë informacione që një tip të tillë të automjetit nuk ka pasur njësiti “Alfa”.

Baby Boo