Polici godet të riun, rasti ndodh në komunën e Vrapçishtit (VIDEO)


Deri në Pa Censurë ka arritur një video e xhiruar më datë 25.11.2018 në ora 00:30 në fshatin Toplilcë komuna e Vrapçishtit, ku në të shihet dhuna që ushtron punonjësi policor, mbi të riun të cilin e ka urdhëruar që t’i bindet.

Sipas informatave të dëshmitarëve okularë, thuhet se në veturë kanë qenë katër djem të ri të cilët janë vozitur me veturë pa leje qarkullimi, fillimisht policia i ka urdhëruar që të ndalojmë për një kontroll rutinë por, të njëjtit i janë shmangur me shpejtësi, andaj dhe policia është vënë në ndjekje të tyre, kur bluzë blutë i kanë arritur, menjëherë kanë filluar që të ushtrojnë dhunë fizike mbi katër të rinjtë.

Familjarët e djemve të keqtrajtuar nga policia kërkojnë shpjegim për dhunën e ushtruar, ato pajtohen me ndalimin dhe kontrollin rutinë apo prangosjen e tyre, mirëpo kundërshtojnë ashpër dhunëm brutale.

Presim që MPB-ja ta qartësojë rastin

Lajmi në përditësim…

Baby Boo