Të shtëna të reja me armë zjarri në Shkup, përleshje mes dy grupeve, lëndohet një polic


Një polic i cili nuk ka qenë në detyrë dhe dy persona të tjerë janë sulmuar mbrëmjen e djeshme nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur pas orës 1 pas mesnate.
“N.B, E.B dhe M.S të cilët kanë qenë me makinë ‘BMË’ si dhe disa persona të cilët kanë qenë më makinë “Citroen” ja kanë bllokuar rrugën makinës “Reno”, në të cilën kanë qenë P.P., D.K. dhe F.G dhe kanë filluar të godasin makinën dhe fizikisht i kanë sulmuar. Më pas P.P ka shtënë disa herë në ajër me armën zyrtare, ndërsa si pasojë personat që kanë qenë me makinën ‘Citroen’ janë arratisur”, thonë nga MPB.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën klinike në Shkup.
Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Baby Boo