Të shtëna me armë në Çair


Gjuajtje me armë në rrugën “Xhon Kenedi” të Çairit është dëgjuar sot rreth orës 10:30.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 e konfirmojnë rastin duke theksuar se nuk ka të lënduar. Rasti ka ndodhur në një kafene të kësaj rruge, nga një përleshje fizike paraprake. Ekipet e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup kanë dal në vend ngjarja, për momentin nuk ka të arrestuar dhe MPB po punon në zbardhjen e rastit.

“Sot në orën 10:28 është denoncuar se në rrugën “Xhon Kenedi” është dëgjuar gjuajtje me armë. Menjëherë, pas denoncimit nëpunës policorë të SPB Shkup kanë dalë në terren dhe kanë gjetur gëzhoja nga armë zjarri”, thanë nga MPB.

Nga atje kanë shtuar se ende punohet në zbardhjen e rastit.

Baby Boo