Të pashë kur t’i ngulën thikat në shpinë”, këshilltarja e Ramush Haradinaj flet hapur për ish-kryeministrin


Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj, ka reaguar pak minuta para se ish-kryeministri të niset drejt Gjykatës së Hagës.

Ajo ka përmendur disa momente gjatë mandatit të Haradinajt, ku sipas saj qëndroi stoikisht kundër ndarjes së Kosovës, pra çështjeve me Serbinë. Ajo thekson se gjithmonë do ta ketë atë ushtaren e tij politike dhe luftëtare të paqes.
“Të pashë kur t’i ngulën ‘thikat në shpinë’ ata prej të cilëve nuk e prisje, por nuk tu tremb syri as goja për t’i përballë me të vërtetën. Çfarëdo të jetë epilogu i shkuarjes sate të sotme në Hagë, prapa na ke, si ushtarë politikë, luftëtarë të paqes, në rresht, duke shtyer përpara kauzën tënde për t’a bërë Kosovën ashtu siç na e lanë amanet të parët tanë. Për Kosovën shtet – të pandashëm, unik, që qëndron e fortë vertikalisht në këmbët e saj.”, shprehet ai.

Baby Boo