Ismet Sylejmani: Maqedonia në NATO dhe BE, fitore për popullin shqiptar


Ismet Sylejmani

I dashur popull shqiptar, ke përballuar dhe shpartalluar me sukses të gjitha sulmet dhe goditjet shfarosëse dhe asimiluese, që të janë vërsulur nga të gjitha anët e në të gjitha kohërat, dhe që ke dalë fitimtar kurdoherë, po të ofrohet një datë e madhe, po të ofrohet 30 shtatori 2018!

Kjo datë, 30 shtatori në NATO dhe BE, për shqiptarët, është datë historike, është datë euroatlantike, është sikur dikur UÇK, që u bë kthesa e madhe e shekullit shqiptar!

Pas luftës së madhe e titanike të UÇK-së, NATO është ajo që ka bombarduar Serbinë dhe ushtrinë e policinë e saj për shqiptarët!

Kjo datë është e madhe për shqiptarët në përgjithësi e në mënyrë të veçantë për shqiptarët në Maqedoni!

Kombi shqiptar në Maqedoni, kurrë më parë në histori nuk ka shënuar suksese më të mëdha e më të lavdishme, se sa që është duke i bërë nën udhëheqjen largpamëse e të sigurt, të udhëheqësit të saj të madh e të popullit shqiptar, ilegalit të vizionarë e të vendosur, luftëtarit të orëve të para, themeluesit të UÇK-së, e Kryekomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, themeluesit e Kryetarit të suksesshëm e historik të BDI-së Ali Ahmeti!

Pas luftës së madhe e titanike,të vitit 2001, populli shqiptar në Maqedoni është bërë zoti më i madh e i padiskutueshëm i fateve të veta!

Sa ditë të mira e të mëdha, ka sjellë lufta për liri e barazi, prosperitet e demokraci e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni dhe UÇK- ja në përgjithësi!

Më 30 shtator do të mbahet referendumi dhe do jetë votimi për Maqedoninë e re dhe hyrjen e saj në NATO dhe BE!

Popull shqiptar, dil dhe voto për Maqedoninë e re në NATO dhe në BE!

Populli shqiptar për herë të parë ka mundësinë dhe detyrimin njëkohësisht, të vulosë fatin e tij dhe të Maqedonisë, të përcaktojë rrugët e së ardhmes së vet euroatlantike!

Maqedonia në NATO e BE, fitore e popullit shqiptar në Maqedoni!

PO- ja shqiptare për në NATO dhe BE, është shprehja e madhe e solidaritetit dhe miqësisë me SHBA-në dhe shtetet tjera te fuqishme te rreth saje!

Baby Boo