Të ndalohet emisioni “Fara e flliqt”

Naim Ahmetaj

Seriali kinse humoristik “Fara e flliqtë”, do të duhej të ndalohej dhe asesi të mos shfaqej në tv tona. Ky serial, duke filluar nga vetë emri pëmban një fjalor shamjesh e fyrjesh, nje fjalor që nuk do të duhej të ndëgjohej në tv tona.

Nuk mund ta kuptoj misionin e këtij seriali të pakuptimitë. Një serial të tillë do të mund ta na e dëshironte vetëm ai që nuk ia do të mirën rinisë sonë dhe Kosovës. As armiku, nuk do të kujtohej për një serial kaq të dëmshëm…këta aktorë kanë potencial, që vërtetë të na kënaqin me ndonjë serial tjetër të mirëfilltë.