Zbulohen dhjetëra emigrantë në një makinë në Shtip


Dymbëdhjetë persona nga Pakistani dhe gjashtë nga Afganistani janë zbuluar mbrëmë vonë në një automjet me targa të Shtipit, i cili ka qarkulluar në rrugën rajonale Negotinë-Radovish.

Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për makinën “Opel Sintra” të cilën zyrtarët policorë rreth orës 00:20 kanë tentuar ta ndalin, por shoferi është ndalur shpejtë dhe ka ikur, me ç’rast janë zbuluar emigrantët.

Nga policia thonë se janë realizuar hetime dhe po ndërmerren masa për kapjen e shoferit.

Emigrantët janë dërguar në stacionin policor në Negotinë për procedurë të mëtejme, ndërsa për ngjarjet është njoftuar edhe prokurori publik.

Baby Boo