Të lënduarit në tra*gjedinë në Tetovë, Pajaziti: 4 pacientë në spital, në gjendje stabile


Në spitalin e Tetovës, nën përkujdesje shëndetësore gjenden ende 4 persona të lënduar natën e tra*gjedisë në spitalin modular. Mjekët thonë se të gjithë janë në gjendje stabile.
“Kemi 4 të hospitalizuar, janë në gjendje stabile. Stafi ynë kujdeset për të gjithë të hospitalizuarit, në veçanti për ata që i mbijetuan asaj natës së kobshme. Për momentin janë stabil dhe shpresojmë që sa më shpejt të lëshohen të gjithë në shtëpi.”,- tha mjekja në qendrën Covid-Tetovë, Miranda Pajaziti.

Tetovë, 3 vi*ktima në 24 orë, 36 pacientë në spital
Spitali ndërkohë përkujdeset edhe për pacientët e tjerë me Covid-19. Aktualisht në Tetovë numrat e inf*ektimeve janë ulur ndjeshëm por 24 orëshi i fundit regjistroi 3 vi*ktima. Mjekët thonë se ata erdhën në spital në gjendje të rëndë dhe ishin të pavaksinuar. Gjashtë nga të hospitalizuarit ndërkohë kishin marrë njërën dozë të vaksinë, 4 ishin imunizuar me të dy dozat.

“Kemi 36 të hospitalizuar në Covid Qendrën tonë, si në repartin internistik ashtu edhe në repartin inf*ektiv. Mirëpo fatkeqësisht brenda këtyre 24 orëve kemi 3 vi*ktima.”,- u shpreh mjekja në qendrën Covid-Tetovë, Miranda Pajaziti.
IShP: 142 vi*ktima në një javë, ulen inf*ektimet

Nga ISHP ndërkohë publikuan numrat e in*fektimeve në 7 ditë. Gjatë një jave janë regjistruar 142 vi*ktima nga 22 qytete. 74.6% e vi*ktimave janë mbi moshën 60 vjeç. Janë regjistruar edhe 3.471 raste të reja në 34 qytete, shifër kjo 24,9% më e ulët se ajo e një jave më parë. Prej tyre, 29,4%janë të moshës mbi 60 vjeç, 2,7% të moshës prej 0-9 vjeç. Vërehet ulje prej 40,1% në inf*ektimet e grupmoshës 20-29 vjeç, dhe rritje prej 11,8% e inf*ektimeve në grupmoshën 0-9 vjeç. Gjatë kësaj jave janë shëruar 3.946 pacientë Covid dhe janë shënuar edhe 31 raste riinf*ektimi.

Baby Boo