Të hënën do t’i dorëzohet vendimi Gruevskit


Gjykata të hënën do të bëjë përpjekjen e re që t’ia dorëzojë vendimin ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve për lëndën “Tanku” ose do t’ia dorëzojë në gjykatë ku ai do të vijë në seancë për lëndë tjetër, na informojnë nga Gjykata Penale, njofton Koha.mk.

Pasi Gruevski do ta pranojë vendimin, do të duhej që menjëherë të lajmërohet në burg për vuajtjen e dënimit për mercedesin e blinduar.

Nëse Gjykata vërteton se Gruevski i shmanget asaj që ta pranojë vendimin atëherë jepet urdhër arrest.

Këshilli penal i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka refuzuar ankesat e Nikolla Gruevskit dhe të avokatëve të tij dhe ka konfirmuar vendimin e gjykatësit për kryerje të sanksioneve me të cilën ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, duhet të paraqitet në burgun e Shutkës, për të vuajtur dënimin me burg prej dy vitesh për lëndën “Tanku”.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dje nuk ia mori mandatin e deputetit Gruevskit sepse nuk kishte shumicë prej dy të tretave.

Baby Boo