Të gjithë të ngopur: Ushqimi në vend në mbeturina të përfundojë tek ata të cilët kanë nevojë


– Sistem i cili duhet të mundësojë që tepricat e ushqimit, në vend se në mbeturina, të përfundojnë tek kategoritë e ndjeshme dhe familjet të cilave u nevojitet, gjatë vitit të kaluar vendosi rrjeti “Të gjithë të ngopur”. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondi për inovacione, me qëllim që të shihet qëndrueshmëria e tij dhe mundësisht  të mendohet që nga i përkohshëm, të bëhet zgjidhje sistematike.

“Bëhet fjalë për sistem i cili ka për qëllim që teprica e ushqimit, e cila është në gjendje të mirë dhe të sigurt, të mos përfundojë në deponi, por të ridedikohet për atje ku është i domosdoshëm. Për madhësinë e ndryshimit që e mundëson flet fakti që gjatë periudhës së kaluar 210 mijë shujta janë dhuruar për mbi 3.300 qytetarë”, tha koordinuesi i rrjetit “Të gjithë të ngopur”, Bllazhe Josifovski në ndarjen e çmimeve dhe mirënjohjeve të mbështetësve dhe vullnetarëve të përfshirë në aktivitetet gjatë vitit të kaluar.

Ky sistem duhet t’i ndryshojë gjendjet dhe faktet të cilat tregojnë se Maqedonia është vend i cili ndodhet në vendin e 10 në botë për gjuajtje të ushqimit, në kushte kur rreth 460 mijë qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë dhe nuk mund të sigurojnë tre shujta në ditë.

Ai, thotë, përbëhet nga ndryshimet ligjore, rrjetit të distribuimit dhe transportit, fushatës për ngritje të vetëdijes publike, dhe ueb platformës për këmbim të ushqimit. Distribuimi i ushqimit është indirekt, përkatësisht ai nga bizneset apo qytetarët përmes 30 organizatave qytetare përfundon tek qytetarët e njeshëm social.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska konsideron se përmes sistemit të këtillë arrihen dy efekte, më pak mbeturina dhe ushqim në mbeturina, por edhe më pak të uritur në vend.

“Para dy viteve vetëm konstatuam gjendje të urisë në shtet dhe se hidhet ushqim, ndërkaq që kemi njerëz të uritur. Tani vetëm pas dy viteve, tashmë ka realizim të programit dhe atë të financuar përmes institucioneve shtetërore ku organizatat qytetare bashkohen dhe tentojnë të arrijnë maksimumin  në përmbushjen e nevojave për ushqyerje të qytetarëve. Nga ana tjetër, siç thonë nga rrjeti, parandaluan 68 mijë tonë ushqim të mos përfundojë në mbeturina. Kjo tregon se ndoshta kjo zgjidhje të cilën ata e zbatojnë më tutje do të çojë drejt një zgjidhjeje sistematike, ndërsa ne si Qeveri në vitin 2020 do ta shqyrtojmë përmes zgjidhjeve sistematike dhe ligjore dhe do ta vendosim në praktikë”, tha Carovska.

Sipas drejtorit të Fondit për inovacione dhe zhvillim tekno,logjik, kjo është një nga ato zgjidhje që na janë para sysh, por siç tha, vetëm duhet t’i shohim dhe guxim për t’i propozuar dhe zbatuar. Me këtë, thotë, bëhet dallim i jetës së atyre të cilëve u nevojitet ushqimi.

Baby Boo