Përfundon gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, aktvendimi shpallet më 5 qershor


Ka përfunduar procesi gjyqësorë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës.

Në seancën e sotme gjyqësore Prokuroria ka kërkuar dënim për tre të akuzuarit: Spitalin Klinik të Tetovës si person juridik, dy drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi si dhe doktorin Boban Vuçevski.

Vendimin e kundërshtoi pala mbrojtës e të akuzuarve dhe kërkoi lirimin e tyre.

Megjithatë pas fjalëve përfundimtare, u vendos që gjykata vendimin ta shpall më datë pesë qershor në ora 12:00.

Baby Boo