VMRO-DPMNE: Pushteti nuk ka shumicën, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme


VMRO-DPMNE dhe partitë tjera opozitare kanë lëshuar Kuvendin me çka kanë bërë të ditur se nuk pritet të ketë seancë për votim të mosbesimit të Qeverisë Zaev 2.

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE duke numëruar deputetë që i kanë ata si koalicion dhe partnerët, ka vlerësuar se pushteti nuk e ka shumicën dhe se zgjidhja e vetme në këtë situatë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Duket se pushteti kriminel me çdo kusht tenton të mbetet në pushtet. Kjo nuk do të zgjasë. Nga këtu sonte kam një porosi të qartë, në emër të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Ripërtëritja e Maqedonisë”. është ajo që zgjidhja e vetme për dalje nga kjo krizë, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në afat sa më të shpejtë, është zgjidhja nga kjo krizë që e ka kapluar shtetin”, tha Nikollovski.

“Shumë është e thjeshtë. Pushteti nga sot ka 59 deputetë, kjo është e qartë. 60 deputetë të VMRO-DPMNE-së, koalicionit dhe partnerët dhe një deputet i kidnapuar të cilit i dëshiroj gjitha të mirat”, shtoi më tej Nikollovski.

Baby Boo