Të enjten Viti i Ri Islam, BFI-ja e RMV-së e ka anuluar Akademinë Solemne për shkak COVID-19

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njofton të gjithë besimtarët dhe opinionin e gjerë se të enjten (1 Muharram – 1442) është Viti i Ri Islam – Hixhr.
“Ashtu si çdo vit, edhe për sivjet në plan programin e BFI ishte e planifikuar mbajtja e Akademisë Solemne për hir të këtij evenimenti, por për shkak të situatës së krijuar me Kovid 19, Rijaseti i BFI ka vendosur që ta anulojë këtë manifestim, duke pasur në mendje dhe prioritet shëndetin e besimtarëve tanë”, thonë nga BFI.

Baby Shop Charli

Me këtë rast kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, u.d. Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, Rijaseti i BFI dhe tërë Bashkësia Fetare Islame në RMV, ua urojnë Vitin e Ri Islam Hixhri 1442 të gjithë besimtarëve në vend dhe diasporë si dhe tërë muslimanëve anembanë Botës.
“Duke lutur Allahun fuqiplotë që ky vit të sjellë shëndet begati e prosperitet në mesin e besimtarëve dhe njerëzisë në përgjithësi”, thuhet në uratën e BFI-së.

Restorant Lumare