Personi që dje e puthte fotografinë e Rugovës, para pak vitesh lavdëronte Sllobodan Millosheviqin


Një i ri që dje u pa në Kuvendin zgjedhor të LDK-së teksa puthte fotografinë e Ibrahim Rugovës, para pak vitesh u bë lajm në mediat serbe.

Kosovari që dje u be hero me këtë gjest, para pak kohësh për mediat serbe ka fajësuar Amerikën për krejt të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës.Madje, tha se për luftën dhe cdo gjë që ka ndodhur këtu nuk ka pikë faji Sllobodan Millosheviq, tashmë i ndjerë.

Një video dëshmon gjithcka. Deklarata e tij që e bëri kundër shtetit mik të Kosovës u përdor e keqpërdor nga mediat në Serbi, shkruan Syri.net Kosova.
“Kur të kërkoj për të hyrë në punë nuk ka punë as për mua as këtë fshat. Punë as për shkie as për shqiptarë, ata në Prishtinë janë fajtor. Këtu është fajtor edhe Amerika. Babai im para lufte i ka fituar 2000 dn tash unë nuk marrë asnjë cent në pension, ne shqiptarrët nuk kemi problem me shkiet kemi problem me Qeverinë në prishtinë”, kishte deklaruar i njëjti.

Tutje ai kishte garantuar me jetë se Sllobodan Millosheviqi është më i miri.
“Sllobodani ka qenë më i miri, ….nënën te gjithëve në Prishtinë”.

Baby Boo