Të dhënat e fundit, ja sa të ifektuar dhe të shëruar nga koronavirusi ka në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit


Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 24 pacientë të shëruar.

– Shkup 12
– Prilep 7
– Tetovë 3
– Kavadarci 1
– Pehçevë 1

Në 24 orët e fundit , janë kryer 309 testime, dhe janë konfirmuar 20 raste të reja të COVID -19, në: Shkup-10, Prilep-5, Tetovë-4, Veles-1. Deri më tani në vend në total janë kryer 19739 teste të COVID -19 .

3 persona ndërruan jetë . Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një pacient 59 vjeçar nga Prilepi, i hospitalizuar me 7 maj. Në spitalin e Velesit ndërroi jetë një paciente 76-vjeçare nga Velesi, e hospitalizuar me 6 maj, dhe një paciente 68-vjeçare nga Tetova ndërroi jetë gjatë rrugës për në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, referuar- drejtuar nga Spitali Klinik në Tetovë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1694, numri i pacientëve të shëruar është 1229, numri i atyre që kanë ndërruar jetë është 95 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 370.

Baby Boo