Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë sot raportoi për 6 pacientë të vd*ekur dhe 140 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1397 mostrave. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-47 Kumanovë-18 Shtip-3 Prilep-7 Tetovë-15 Strugë-3 Veles-3 Manastir-3 Ohër-1 Kavadar-2 Gostivar-3 Gjevgjeli-4 Strumicë- 4 Kriva Pallankë-2 Radovish-4 Krushevë-1 Koçani-5 Probistip-2 Makedonski Brod-1 Berovë-3 Delçevë-2 Shën Nikollë-3 Kërçovë-2 Resnjë-2.

Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë gjashtë persona të diagnostikuar me Covid-19. Vik*timat janë mes moshës 84 dhe 55 vjeçe nga Shkupi Tetova dhe Struga. Të gjithë vik*timat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit numri i personave të vd*ekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 689. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 16.557 persona. Prej tyre 13.792 pacientë janë shëruar. Ndërkaq numri i rasteve aktive është 2.076.

Baby Boo