Arr*estohet djali i Ruzhdi Shehut, kandidatit të LDK-së në Junik


Visar Shehu, djali i kandidatit për kryetar komune nga radhët e LDK-së Ruzhdi Shehu, është ndaluar nga policia pas kërcënimit të tij kundrejt menaxheres së Qendrës së Votimit.
Këtë e bëri të ditur Besnik Tahiri, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, gjatë një konference për media në Selinë e AAK-së. Tahiri ka shprehur shqetësimin edhe për incidentet e tjera në këtë komunë, ku një aktivist i LDK-së ka tentuar të ndikojë te votuesit, si dhe sulmi i një ish-kandidat për Asamble i VV-së ndaj komisionerit të AAK-së.
Tahiri ftoi votuesit të dalin masovikisht në votime që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Baby Boo