Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut


Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1.084 teste dhe janë regjistruar 77 raste të reja me virusin korona. Prej tyre në Shkup – 29, Manastir – 20, Prilep, Veles, Gostivar dhe Ohër – 5, Tetovë – 2, Kumanovë, Kavadar, Strumicë, Koçani, Strugë dhe Gjevgjeli – 1.

Nga MSH-ja informojnë se janë regjistruar 101 pacientë të shëruar, ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar të infektuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 310.140, numri i të shëruarve është 300.208, numri i të vdekurve është 9.284 dhe numri i rasteve aktive për momentin është 648.

Baby Boo