Ushtari i parë rus do të dalë sot në gjyq për krime lufte në Ukrainë


Një ushtar rus do të dalë sot në gjyq për vrasjen e dyshuar të një civili ukrainas të paarmatosur. Kjo shënon dhe rastin e parë të krimit të luftës që shkon në gjykatë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Ushtari rus Vadim Shyshimarin dyshohet se ka qëlluar me plumb në kokë një 62-vjeçar nga dritarja e makinës në fshatin verilindor Chupakhivka. Ai mund të përballet me burgim të përjetshëm sipas dënimeve të përcaktuara në kodin penal të Ukrainës që trajton ligjet e luftës.

Avokati i tij, Victor Ovsyanikov, tha se çështja kundër tij është e rëndë, por vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata në Kiev. Ndërkohë, po shqyrtohen më shumë se 10,700 krime të mundshme lufte në Ukrainë ku përfshihen më shumë se 600 të dyshuar, ushtarë rusë dhe zyrtarë qeveritarë./tvklan.al

Baby Boo