Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit me gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Për 24 orë janë regjistruar 185 raste pozitive nga 1.876 testime të realizuara. Si pasojë e sëmundjes, jetën e kanë humbur 12 pacientë, njofton Pa Censurë.

Janë shëruar 523 persona. Raste aktive në vend janë 11.787. Që nga fillimi i epidemisë nga Covid-19 janë bërë 1.301.702 testime të Covid-19 në vendin tonë. Gjithashtu në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.408 raste pozitive prej tyre janë shëruar 174.148 pacientë, kurse jetën e kanë humbur 6.719 persona./PACENSURË

Baby Boo