Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3,358 teste dhe janë regjistruar 21 raste të reja të COVID-19: Shkup – 13, Tetovë – 5, Gostivar, Strumicë dhe Dibër – nga 1 rast në secilin qytet. Nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 2 pacientë të shëruar nga Kovid-19, dhe atë që të dy nga Shkupi.
Deri më tani, gjithsej 930,540 teste të COVID-19 janë kryer në vend.Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,922, numri i pacientëve të shëruar është 150,170, numri i atyre që humbën jetën është 5,487 dhe numri i rasteve aktive është 265.

Baby Boo