Maqedoni: Modeli për vitin e ri shkollor, ja kur do të bëhet gati


Të hënën pritet të konkretizohet modeli final për realizimin e procesit mësimor për vitin e ri shkollor 2020-21. Sipas informacioneve që ka siguruar Alsat, propozimet e Ministrisë së Arsimit sot janë diskutuar edhe në Shtabin e Kr*izës ku ka mbizotëruar qëndrimi që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike. Mirëpo, sipas burimit të njëjtë, ditëve në vijim do të vendoset nëse propozimet e dikasterit të Arsimit do të vlejnë njëjtë edhe për shkollat ku numri i nxënësve është i vogël dhe nuk është e nevojshme ndarja e nxënësve në grupe ose mësimi të zhvillohet në ndërrime. Sipas të njëjtave burime vlerësimet përfundimtare duhet ti japin edhe partnerët ndërkombëtar OJQtë SASHKu dhe institucionet përkatëse.

Ndërsa pritet të bëhet i ditur modeli final, nga Qendra e Shëndetit Publik vlerësojnë se shkollat dhe çerdhet duhet të fillojnë me punë. Drejtori Aleksandar Stojanov tha se skrining nuk do të zbatohet ndaj mësimdhënësve dhe punonjësve në çerdhe por duhet respektuar të gjitha protokollet për mbrojtje nga vi*rusi.

Baby Boo