Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Regjistrohen 50 raste të reja me Kovid-19, nga 2.533 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit.
Kanë ndërruar jetë 16 pacientë, ndërsa janë shëruar 133 persona.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, deri tani në vend janë bërë gjithsej 765.984 testime të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend, nga fillimi i epidemisë arrin në 154.937, numri i të shëruarve është 146.632, i të vdekurve është 5.265, kurse numri i rasteve aktive arrin në 3.040.

Baby Boo