Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.953 teste të kryera janë regjistruar 87 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 26 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 197 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 17 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.891 raste, prej të cilëve 146.499 janë shëruar, kurse 5.249 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht në vendin tonë janë 3.143 raste aktive me virusin korona.

Baby Boo