Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2864 testime ndërsa janë regjistruar 1160 raste të reja me KOVID-19.
Rastet janë evidentuar: Shkup-472, Kumanovë-58, Shtip-43, Prilep-78, Tetovë-61, Ohër-47, Strumicë-39, Veles-32.
Në 24 orët e fundit betejën kundër koronavirusit e kanë fituar 1094 persona.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 30 persona në 24 orëshin e fundit e kanë humbur betejën kundër koronavirusit.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar në vendin tonë nga fillimi i pandemisë është 58 608, numri i pacientëve të shëruar është 36 064 i të vdekurve është 1 630.
Numri i rasteve aktive për momentin është 20 914.