Të dënuarit e pafajshëm të rastit të Sopotit do të marrin dëmshpërblim nga shteti


Ministria e Drejtësisë do të dëmshpërblejë të dënuarit padrejtësisht në rastin Sopoti, thotë ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska. E pyetur nëse ministria ka para të mjaftueshme për kompensimin e dëmit të sopotasve pasi bëhet fjalë për shumë të lartë që e kërkojnë për mbi 10 vitet e kaluara në burg.

Ministrja tha se nëse ata nuk kanë para në buxhet, do nisin procedurë para Parlamentit për të marrë para nga buxheti qendror i shtetit.

Deskovska u ankua se prej se ka ardhur në ministri, vazhdimisht ka nënshkruar vendime dëmshpërblimi, shkaku i shkeljeve masive të të drejtave të njeriut dhe dënimeve pa bazë./Pacensure

Baby Boo