Qeveria nuk komenton fjalët e Milloshoskit


Qeveria ende pa qëndrim zyrtar rreth asaj se si do të realizohet biseda eventuale telefonike apo takimi mes dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në kuadër të negociatave për zgjidhjen e emrit.

Zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski në pres konferencën e sotme nuk precizoi deri ku janë negociatat dhe nëse është e mundur bisedë telefonike mes dy kryeministrave deri në fund të javës.

Ai nuk ka dashur të jep koment as edhe mbi statusin në Facebook të Antonio Milloshoskit të VMRO-së.

“Nuk lejojmë të komentojmë informata jo zyrtare pa dallim nga cili burim vijnë, derisa nuk kanë kredibilitet dhe legjitimitet”, ka thënë Boshnjakovski.

Baby Boo