Artan Grubi: VMRO-DPMNE të vendosë tabelë dygjuhësore para selisë


Deputeti i BDI-së dhe kryetari i Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane, Artan Grupi në konferencë për media në Kuvend tha se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve sot hyn në fuqi dhe se VMRO-DPMNE duhet ta tejkalojë vetveten dhe do të jetë faktori i parë që do të vendosë tabelë dygjuhësore, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha institucionet në vend duhet të respektojnë Ligjin. Presidenti i paligjshëm që është në largim ka vetëm edhe dy muaj në zyrën e tij. Sa për sqarim, ai ka për detyrim ligjor të nënshkruaj vetëm shpalljen e Ligjit, ndërsa vetë Ligji e nënshkruan kryetari i Kuvendit. Shpallja e Ligjit së bashku me Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë është plotësisht në përputhje me ligjet. Ne mendojmë se Ivanovi dhe VMRO-DPMNE-ja duhet të ngrihen dhe të jenë të parët që do të shkruajnë para selisë së tyre VMRO-DPMNE dhe në gjuhën shqipe”, tha Grubi.

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov sërish në një deklaratë me shkrim sot porositi se procedura që të publikohen të dy ligjet është bazë për ndjekje penale.

Baby Boo