Janë gjetur 21 emigrantë nga Pakistani, Iraku dhe Siria në afërsi të fshatit Llojanë


Nëpunës të policisë dje kanë gjetur 21 emigrantë nga Pakistani, Iraku dhe Siria në afërsi të fshatit Llojanë të Likovës.

Siç informojnë nga MPB-ja, dje në ora 21:50 në autostradën Tabanoc-Kumanovë, tek qarkorja Tabanoc, efektivët e policisë kanë dhënë shenjë për ndalesë automjetit “Audi Q7”, por shoferi nuk ka ndaluar dhe ka ikur me automjetin. Pastaj, pas kërkimit të terrenit, në afërsi të hyrjes së fshatit Llojanë, janë gjetur 21 emigrantë nga Pakistani, Iraku dhe Siria, të cilët janë dorëzuar në Qendrën transitore Tabanoc për procedurë të mëtutjeshme.

Ndërmerret masat për zbardhjen e rastit.

Baby Boo