“TAX FREE” KOMPETENCË E FINANCAVE, DOGANA PRANON SE KY LIGJ NUK ZBATOHET


Qytetarëve nga Maqedonia të cilët blejnë në shtetet e huaja, u kthehet tatimi. Kjo mundësi realizohet përmes disa operatorëve në Shkup, që marrin faturat fiskale nga qytetarët, të cilët kanë blerë në Greqi dhe Bullgari mallra në vlerë më shumë se 50 euro.

“Kur shkojmë në Greqi për të blerë, marrim edhe faturat që duhet. Çdo produkt atje është i shënjuar me tiketën “taxfree” ku pastaj kur të vijmë në doganë plotësojmë një formular. Kështu që kur të vijmë në shtetin tonë ka vende të caktuara ku marrim paratë e liruara nga taksat dhe lirisht i marrim atë pjesë që na takon nga kosto e blerjes.” deklaroi Mihajllo Petreski, qytetar nga Shkupi.

Por, e drejta ligjore e kthimit të taksës për personat e huaj fizik që blejnë në Maqedoni nuk zbatohet.
Nga Ministria e financave thonë se më tepër janë të fokusuar në të hyrat sesa të dalat nga buxheti i shtetit. TV21 prej dy javësh është në pritje të një përgjigje se përse nuk zbatohet ky nen i ligjit për TVSH. Jo zyrtarisht mësojmë se janë në pyetje para të majme që do të duhet të kthehen vizitorëve.

“Ministria e financavee konsideron më me rëndësi të zbatohet ajo që është në rregullore. Ne si institucion kujdesemi më tepër për atë se cilët janë rreziqet për të hyrat në buxhet.”, njoftuan nga Ministria e Financave.

Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë thonë se ata vetëm procedojnë dokumentet në raste të tilla, duke konstatuar se malli i blerë që del jashtë shtetit përkon me koston e faturës. Sipas Drejtorisë së Doganave ky ligj nuk zbatohet.
“Edhe pse ekziston baza ligjore, ne nuk jemi kompetent që të realizojmë një gjë të tillë. Ato kompetenca i ka Ministria e financave për ta mundësuar një ligj të tillë.Ne e bëjmë vetëm realizimin e “taxfree” apo TVSH-së, sepse në pikat kufitare punon dogana dhe këtë shërbim e kryejmë ne duke konstatuar vlerën dhe mallin që është blerë këtu në Maqedoni se a është i njëjtë, ajo është procedura që bëjmë ne.”njoftuan nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë.
Në anën tjetër, Drejtoria për të ardhura publike thonë se përjashtimi nga taksat përmes kthimit të TVSH-së bëhet për anëtarët e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve diplomatik në vend. Sipas tyre, me kërkesë të misioneve të huaja diplomatike ose konsullore dhe organizatat ndërkombëtare, në procedura të veçanta, bëhet rimbursimi i TVSH së paguar për mallrat e blera ose shërbimet e përdorura nga tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në për qëllime zyrtare të tyre. Nga DHP thonë se kthimi do të refuzohet nëse fatura nuk i kalon 5.000 denarë, duke përfshirë edhe TVSH-në. Kthimi është i kufizuar në një shumë totale prej 50,000 denarë në një vit kalendarik.
Përgatiti: Adnan Qaili

Baby Boo