Njeriu që flet “me Rugovën në varr” bëhet këshilltar politik i Driton Selmanajt


Hazir Borovci nuk njihet për politikan që çuditë me ide, por njihet si ai burri që thoshte se kishte folur me ish-presidentin Ibrahim Rugovën në varr.

Borovci në tubimin e 27 vjetorit e themelimit të Degës së Tretë të LDK-së në një fjalë rasti para të pranishmëve kishte bërë të ditur se e ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë Rugova dhe se ka biseduar me të.

“Presidenti na pyeti se si janë punët, si po shkojnë punët. E informuam për disa çështje, me të cilat nuk dua të ju ngarkojë tash juve”, ka thënë Borovci,

E sot ai përmes Facebook’it ka lajmëruar se është emëruar si këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

Postimi i plotë nga Borovci:

Të dashur miq,

Dua tē ju njoftoj se nga sot do të vazhdoj angazhimin tim si Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj.

E falenderoj Zëvendëskryeministrin për besimin e tij dhe uroj që bashkërisht dhe në frymë bashkëpunimi, do të bëjmë punë të mira për qytetarët tanë.

Baby Boo