TATIMET ME ‘DORË TË HEKURT’, BLLOKOHEN 11 HOTELE NË KSAMIL, HIMARË, DHËRMI E SARANDË! KUSH JANË PRONARËT (EMRAT)


Drejtoria e Hetimit Tatimor po operon “me dorë të hekurt” në jug duke bllokuar një mori hotelesh ku kanë konstatuar shkelje.

Kështu, janë bllokuar 11 hotele në Ksamil, Himarë, Dhërmi,  Sarandë etj. me qëllim reduktimin e informalitetit dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore është konstatuar se ka ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje. Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Hirakli Marku, me vendndodhje Ksamil, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

 

– Për subjektin Mikelo Ahmeti, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

 

– Për subjektin Shelege Veliaj, me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

 

 Për subjektin Enver Fataj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

 

 Për subjektin Xhimi Sakaj, me vendodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

 

– Për subjektin Panajot Beleri, me vendndodhje Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

 

 Për subjektin Fatmir Kodhelaj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

 

Për subjektin Rolando Dhima, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

 

– Për subjektin Marie Kokaveshi, vendndodhja Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

 

– Për subjektin Spiridhula Dhimaleksi, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

 

– Për subjektin Roland Braho, vendndodhja Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj.

37488538_2129098027329536_4673192286568316928_n.jpg

37398797_2129098293996176_9146159730442371072_n.jpg

37592974_2129098467329492_4421164881244323840_n.jpg

37381211_2129098710662801_7034552820439187456_n.jpg

37370421_2129098910662781_1738050948317577216_n.jpg

37405641_2129099063996099_9182215800503664640_n.jpg

37417115_2129100290662643_7096700816823681024_n.jpg

37426257_2129100477329291_5456942175054987264_n.jpg

37624275_2129101167329222_4627979268922540032_n.jpg

37548071_2129101480662524_7447799859102351360_n.jpg

37418478_2129101820662490_6460463839270928384_n.jpg

37375882_2129097283996277_1277104312102682624_n.jpg

37375882_2129097283996277_1277104312102682624_n.jpg

37568747_2129102203995785_5342824292704845824_n.jpg

37388576_2129097390662933_4427007862127984640_n.jpg

37370415_2129097493996256_6635423296328302592_n.jpg

37399849_2129097557329583_1307839166792335360_n.jpg

37537758_2129097630662909_8787275024852582400_n.jpg

37385015_2129097820662890_7439018321724309504_n.jpg

Baby Boo