Tateshi: “Urgjentisht kazerma Ilinden dhe salla sportive “Boris Trajkovski” të përgatiten për spitale të improvizuara për pranim të pacientëve me Covid-19”


1. QKU “Nënë Tereza” në Shkup të shpallet zonë e gjelbërt në të cilën do të trajtohen pacientët me nevoja të ndryshme në institucione terciare, ndërsa covid qendër e vetme në vend të jetë spitali “8 Shtatori”, me të gjitha kapacitetet e tij në të cilin do të trajtohen të gjithë të prekurit me virusin korona. Urgjentisht të ndërtohen disa spitale modulare rreth këtij institucioni shëndetësorë duke rritur kapacitetet e shtretërve dhe shërbimeve.

2. Urgjentisht kazerma Ilinden dhe salla sportive “Boris Trajkovski” të përgatiten për spitale të improvizuara për pranim të pacientëve me Covid-19.

3. Personeli mjekësorë ushtarak nga rradhët e armatës të kyçet në mjekimin e pacientëve të prekur me Covid-19 në spitalet publike.

4. Të kërkohet ndihmë ndërkombëtare, të angazhohen mjek me përvoja nga shtetet që kanë treguar rezultate të mira në mjekimin e Covid-19”

Baby Boo