Tateshi ia tregon stacionin e fundit Shumit


Thellohet përçarja në degën e ASH-Tetovë. Anëtari i kryesisë së ASH-së, Bekim Tateshi ia ka treguar stacionin se ku duhet të zbres kryetari i degës, Altrim Mamuti- Shumi. Sipas Tateshit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë një tren me vagona shumë, ku hypin shumë udhëtar në çdo stacion e zbresin dy a tre me bileta gabim

“Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë një tren me vagona shumë, ku hypin shumë udhëtar në çdo stacion e zbresin dy a tre me bileta gabim” ka shkruar Tateshi

Ndryshe përplasje ka edhe mes ASH-Gostivar dhe ASH- Vrapçisht. Dega e Vrapçishtit e Aleancës për Shqiptarët ka nis të kundërshtojë hapur Sekretarin gjeneral të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin, njëherësh kryetar i Komunës së Gostivarit. Mospërfillja nga ana e Taravarit për Degën e Vrapçishtit, që realisht numëron aktivistë të shumtë, ka bërë që këta të fundit të kërcënojnë me pushim të aktivitetit dhe largim nga të shpejtë nga ASH. Kjo porosi e Degës së Vrapçishtit i është transmetuar drejtpërdrejt edhe kreut të partisë, Ziadin Sela, ndërsa ky i fundit nuk ka marrë asnjë masë deri më tani, thonë në Degën e ASH-së në Vrapçisht./TS/

Baby Boo