Gjermani, dë*met nga përm*bytjet mbi 26 miliardë euro


Dë*mi i shkaktuar nga përmbytjet vd*ekjeprurëse në korrik në Gjermani ka të ngjarë të tejkalojë 26 miliardë eurot (30,6 miliardë dollarë), thanë zyrtarët.
“Vetëm kostoja në landin e Nordrhein-Westfalen pritet të jetë më shumë se 13 miliardë euro”, tha kryeministri Armin Laschet në një seancë speciale të parlamentit të rajonit.

Dë*mi në landin fqinj të Rheineland-Pfalzit, ku mbetën të vdekur 184 persona, pritet të jetë të paktën po aq i lartë.
“Fondi i planifikuar kombëtar për rindërtimin do të duhej të përfshinte fonde midis 20 dhe 30 miliardë eurosh”, shtoi Laschet.

Vetëm në Nordrhein-Westfalen, më shumë se 150 shkolla u dë*mtuan, së bashku me më shumë se 200 qendra të kujdesit ditor.
Laschet i përshkroi përm*bytjet si fatke*qësinë më të keqe natyrore që ka go*ditur landin që nga themelimi i republikës federale gjermane, në vitet menjëherë pas Lu*ftës së Dytë Botërore.

Baby Boo