Tasholli: Qeveria Kurti është më servilja në raport me BE’në


Analisti politik, Ismail Tasholli, e ka cilësuar Qeverinë Kurti si “qeverinë më servile” karshi raportit me Bashkimin Europian.

Tasholli, në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se ministrat e kësaj qeverie krijojnë përshtypjen e, siç e quan ai, servilitetit, pasi thonë se faji për mos-liberalizim të vizave bartet tek mungesa e sundimit të ligjit, e jo tek BE’ja.
“Qeveria Kurti është qeveria më servile në raport të BE’së. Nëse e shihni deklaratat e Gërvallës dhe Bislimit se ne paskemi faj për mos-liberalizim të vizave, dikush mund ta cilësojë si servilitet”, ka thënë ai.
“Pasë parasysh që BE po na e politizon juridiken është një lloj serviliteti. Të themi se ne s’po i kryejmë detyrat si duhet dhe nuk e kemi liberalizimin e vizave, kjo më duket servilitet”, ka shtuar tutje Tasholli.

Tutje, ai ka folur edhe për formën e kritikës ndaj vizitës gjashtë-ditore të kryeministrit Kurti në Greqi, përgjatë kohës sa raportohej për më se 1,500 të helmuar në Deçan.
“Është një ngatërrim në elaborim. E para, ndodh shumë rrallë që opinionistat ta akuzojnë opozitën për kritikë. Po reduktohet mos-prezenca e tij, Albin Kurti nuk është mjek, as nuk mund të bëjë asgjë në kuptimin fizik. Sikur të vdisnin 500 veta, z. Kurti me mos-praninë e tij prapë do ta menaxhonte situatën në telefon, sepse nuk është e domosdoshme prania e tij. Është një simbolikë, që na po e akuzojmë në parimet e asaj, z. Kurti ka qenë në gjendje të përveçëm me bë dramë”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Baby Boo