Kumanovari mbante luan në shtëpi, arrestohet nga policia


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është parashtruar padi penale ndaj një 31-vjeçar nga Kumanova, për mbajtjen e paligjshme të kafshëve të egra përcjell Alsat. I njëjti akuzohet për shkelje të nenit 228, alinea 1 nga Kodi Penal. Për rastin në fjalë fillimisht kanë reaguar organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, pas çka autoritetet gjatë ditës së djeshme dhe e kanë arrestuar 31-vjeçarin me iniciale S.A.

“Gjegjësisht, pas marrjes së informacionit operativ të mëparshëm për mbajtjen e paligjshme të kafshëve të egra, u morën masa dhe aktivitete, dhe pas marrjes së urdhrit të gjykatës, është kryer kontroll në tre lokacione në zonën e Kumanovës, me S.A. është kryer bisedë zyrtare dhe udhëzime të prokurorit publik, kundër tij është ngritur kallëzime penale nga SPB-Kumanovë”, theksojnë nga SPB-Kumanovë.

Baby Boo