Taravari uron ditën e Komunës së Gostivarit!


Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari uron qytetarët e Gostivarit për ditën e shënuar të komunës!

Taravari shkruan:

Të dashur qytetarë, sot është dita e Komunës së Gostivarit.

Kur ekipi im dhe unë erdhëm në këtë ndërtesë kishim si qëllim ta kthenim Komunën në një insitucion që është në dispozicion të qytetit, e sot që nuk na ndan as një vit nga fundi i mandatit tonë dua t’i them faleminderit çdo anëtari të ekipit tim, dhe sa për veten do jem gjithnjë mirënjohës që më dhatë privilegjin të punoj për këtë qytet që më bën krenar të jem biri i tij! Rroftë Gostivari që për ne është dhe do të jetë gjithnjë i pari!

Baby Boo