Taravari: Të gjithë ata që ndjehen 20% është problemi i tyre…


Arben Taravari

Këto ditë disa zëra që në rastin më të mirë duan të ngrenë pluhur mediatik sepse rrojnë nga paratë e spekulimeve mediatike, pra këta zëra hodhën tymnajën se: Opozita Shqiptare qenka proruse…sepse fakti që Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Kryeministri që gjuha shqipe mos të quhet 20%, na bëka automatikisht neve parti proruse! Në rregull, supozojmë se Putini paska origjinë të fshehtë shqiptare, dhe dirigjon nga Stepat ruse Opozitën Shqiptare që ja të mbrojnë gjuhën shqipe ja s’ka, po krahu tjetër?! Krahu i këtyre që nuk duan që gjuhën shqipe ta quajnë si të tillë por ta lënë 20%, çfarë janë këta?! Antishqiptar, apo prorusë?! Se po të ecim me logjikën e pro dhe kundër, atëherë del që NATO sipas këtyre analistëve të jetë edhe ajo Antishqiptare?! A mendoni se çfarë akuze e rëndë do të ishte kjo për një insitucion dhe për një Pakt të nderuar si që është NATO-ja?! E dinë këta llafollogët se NATO nuk do të lejonte kurrë mohimin e të drejtave minimale e jo më të drejtat e një Kombi sikur që janë Shqiptarët! Për të qartësuar diçka për në fund: Mund të na shpallni proamerikan dhe njëkohësisht prorus, prokinez dhe prokanadez, por ne jemi proshqiptarë, që do të thotë ProNato, ProLiri, ProDinjitet! Të gjithë ata që ndjehen 20%, që nuk e çmojnë lirinë dhe dinjitetin e tyre, problemi është i tyre!

Baby Boo